Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82

Albasoft CMS në Grand Hotel, të martën 25.03.2014, në 12.45

22.03.2014 | 17:03
Albasoft CMS në Grand Hotel, të martën 25.03.2014, në 12.45
Të martën, më 25 mars 2014 do të bëhet paraqitja e parë publike e Softuerit “Albasoft CMS”, ku me këtë rast ftoheni të merrni pjesë në këtë ngjarje. Përurimi do të mbahet në Sallën e Kongreseve në Hotel Grand prej orës 13:00.

Gjatë paraqitjes do të shtjellohet:
 
o Ideja e biznesit,
o Teknologjia, arkitektura dhe standardet e përdorura,
o Demonstrimi praktik i softuerit,
o Pyetje dhe përgjigje, dhe
o Përfundimi
 
Pas një angazhimi shembullor të shumë programuesve, nën menaxhimin e kompanisë Albasoft, ka përfunduar me sukses softueri Albasoft CMS
Sot, kemi një platformë softuerike, në internet, të zhvilluar nga programues lokalë, që mund të përdorët jo vetëm nga profesionistët, por, edhe nga gjithë të tjerët, që nuk janë ekspertë të fushës së Teknologjisë së Informacionit.
 
Një mundësi e mirë për të gjithë personat e papunë që me një trajnim përafërsisht 3 deri 4 javë të futen në tregun lokal dhe atë botëror të zhvillimit të Ueb-Faqeve.
Tri kompani pjesëmarrëse do shpërblehen, me nga një faqe të internetit falas nga Albasofti (përzgjedhja me short).
Po ashtu, për studentë do të ketë disa shpërblime.
 
Prania juaj nderon punën tonë.
 
Lulëzim Shishani, drejtor

Albasoft Group
info@albasoftgroup.com
List of videos
Top