Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82
Dr. Valbon Gashi
Dr. Valbon Gashi Kirurg Vaskula në Venomed Plus
Mr. Adrian Zeqiri
Mr. Adrian Zeqiri Drejtor në qendrën ECMI Kosova
Sadik Zeqiri
Sadik Zeqiri Drejtor në gazetën online Epoka e Re
Me Albasoftin kemi kontratë të bashkëpunimit që nga nëntori i vitit 2015 dhe vazhdojmë edhe tani dhe besoj dhe shpresoj se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen pasi jam plotësisht i kënaqur me shërbimin, profesionalizmin, korrektësinë dhe përgjegjshmërinë e kompanisë në fjalë.  Më konkretisht, Albasofti e ka planifikuar, dizajnuar, zhvilluar dhe e mirëmban uebfaqen e kompanisë time www.venomed.eu duke përfshirë këtu edhe shërbime tjera relevante si module apo sistemin për menaxhim të përmbajtjes së faqes, menaxhim të porosive të klientëve përkatësisht databazës së porosive, pyetjeve, kërkesave, dërgesave, sistemin për përcjellje dhe analiza të vizitueshmërisë, Optimizim në Makina Kërkuese, funksionalitet, dizajnin responsiv në pajisje mobile, hostim, siguri etj.  Unë e rekomandoj Albasoftin vazhdimisht tek miqtë dhe shoqëria ime gojarisht në biseda dhe do të vazhdoj ta rekomandoj edhe tek të tjerët pasi është fat i madh të bashkëpunosh me njerëz të fjalës dhe që ofrojnë më shumë se sa premtojnë. 
Ne mund të ju konfirmojmë se prej fillimit të projektit e deri në përfundimin e tij, stafi i Albasoft-it kanë treguar përkushtim, bashkëpunim dhe profesionalizëm të lartë. Projekti është përmbushur në përputhshmëri sipas të gjitha kushteve të kontratës  si në aspektin teknik dhe po ashtu edhe sipas dinamikës së paraparë.Ne rekomandojmë kompaninë Albasoft për realizimin e projekteve tjera, dhe konfirmojmë profesionalizmin e kompanisë e saj në këtë fushë. Për më shumë informata, ju lutem na kontaktoni.
Me Albasoftin kemi kontratë për portalin Epoka e Re. Shërbimet kryesore që i kemi pranuar dhe vazhdojmë bashkëpunimin, janë:   Planifikim, dizajnim dhe Zhvillim i Portalit www.epokaere.com,Mirëmbajtje, Cloud Hosting, Siguri, Funksionalitet,Sistem të avancuar për menaxhim te reklamave, statistikave,Sistem të avancuar për menaxhim te përmbajtjes, përdoruesve (users-gazetaret),Suport i vazhdueshëm për funksionalitet, mirëmbajtje,Modul dhe mundësi për paraqitje në Makina të kërkimit,Modelin e përshtatshëm për telefona mobil-pajisje të ndryshme.Ne e rekomandojmë Albasoftin tek kushdo që ka nevoje për shërbime te IT’së, uebfaqe, softuerë, programe të ndryshme, marketing. Për më shumë mund të më kontaktoni përmes emailit apo numrit të telefonit.  
Top