Faleminderit për vizitën në faqen e AlbaSoftit.
Besojmë që shërbimet tona e lehtësojnë punën tuaj!
"Gjuha shqipe dhe kompjuteri" është projekti më i rëndësishëm aktualisht, në nivel kombëtar, ku përmblidhet një aktivitet serioz gjuhësor dhe kompjuterik.
Portali Gjuha Shqipe është një prej rezultateve të këtij projekti, i organizuar me shumë faqe të veçanta, si: Lajmëtari.com është rezervuar për lajme, kuriozitete, ekonomi, sport, politikë, shëndetësi etj.; Albanologji.com është projektuar për shkencë, kushtuar gjuhës, letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare; Softuere.com është rezervuar për softuerë kryesisht për gjuhën shqipe, por, edhe të tjerë; Defrimi.com është rezervuar për argëtim etj.
Merita të veçanta për sukseset tona ka kompania softuerike Albasoft, si dhe bashkëpunëtorët e vyeshëm si nga fusha e gjuhësisë, ashtu edhe nga ajo e teknologjisë. Aktivitetet tona shkencore nuk do të ishin të mundura pa partnerët vendës dhe ata ndërkombëtarë. Qindra mijëra përdorues të softuerëve tanë janë frymëzimi më i mirë për ne.
Përveç tjerash, synimi ynë parësor mbetët përparimi i gjuhës shqipe.
Disa nga sukseset!
Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për prodhimin e AS Drejtshkrimorit - softueri më i instaluar ndër shqiptarë, mbi 400.000 instalime.
Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për lokalizimin e MS Windows-it në gjuhën shqipe.
Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për lokalizimin e MS Office-s në gjuhën shqipe.
Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për realizimin e Kullës së shqipes - softuer për studime të thella.
Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për hartimin e Fjalorit të termave të informatikës - 3000 terma me përshkrim.
Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për hartimin e Fjalorit elektronik shpjegues.
Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për realizimin e portalit të heroit kombëtar Adem Jashari.
Themelues i Qendrës për Edukim dhe Përparim - organizatë lobuese në mbrojtje të gjuhës shqipe.
Themelues i Alba-Softit - organizatë e specializuar në fushën e teknologjisë së informacionit.
Themelues i agjencisë së lajmeve - Lajmëtari.com.
Aktualisht, drejtor i Qendrës për Edukim dhe Përparim dhe kryesues i bordit të përgjithshëm të projektit "Gjuha shqipe dhe kompjuteri".