I ftojmë të gjithë emigrantët shqiptarë jashtë Kosovës dhe Shqipërisë, që të na kontaktojnë për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë së informacionit në vendet ku ata jetojnë.
Zyrat tona janë në Prishtinë, në adresën, “Agim Ramadani 54”, Hyrja 1, Nr. 6, përballë Akademisë së Shkencave të Kosovës. Numri i telefonit +37744197474.
Pas 11 vitesh përvojë në fushën e teknologjisë së informacionit, jemi të gatshëm të ju përkrahim, që ju të nisni një biznes të ri, apo të zgjeroni biznesin aktual, atje ku jetoni. Ne kemi zhvilluar një model të biznesit në fushën e IT-së që ju ta keni shumë të lehtë punën tuaj, si partner i yni.
Që nga momenti i partneritetit me ne, ju do të mund të ofroni shërbime të specializuara nga fusha e IT-së, të lidhni kontrata, pa një mund të madh, ndërsa tërë punën tjetër do ta bëjmë ne.
Kompania juaj do të mund të ofroj shërbimet e mëposhtme dhe shumë shërbime tjera pas një trajnimi 3 ditor:
- Web Design – dizajnim të faqeve, zhvillim të faqeve, çdo gjë.
- Software Development – planifikim, zhvillim të softuerëve të avancuar.
- Internet Marketing - SMS Marketing, E-mail Marketing, SEO.
- Cloud Hosting – çdo lloj hostingu në cloud, VMware, Hyper-V, Cloud Amazon etc.
- Graphic Design – të gjitha llojet e dizajnit grafik, etj.
Të gjithë klientët do të jenë klientë të kompanisë suaj edhe në të ardhmen, ndërsa ne do të jemi partneri juaj që e bënë punën teknike (dizajnim, zhvillim, mirëmbajtje, SEO etj.)
Albasoft Group është duke u rritur në vazhdimësi dhe e ardhmja jonë duket shumë premtuese. Por, rritja jonë në tregun botëror nuk do të përfundoj derisa të kemi partner në çdo shtet të botës.
Nga ju nuk kërkohet asnjë investim në Kosovë, madje ne raste të caktuara ne do të ju ndihmojmë edhe financiarisht për të vazhduar biznesin aktual apo filluar biznesin e ri, në vendin ku jetoni.
Sot, Albasofti ka arritur të ketë rreth 10 partnerë anembanë botës – dhe kemi ambicie edhe më të mëdha në të ardhmen.
Albasofti i ofron partnerëve tanë veglat e nevojshme, këshilla dhe përkrahjen e duhur për të pasur sukses.
A je gati të zgjerosh biznesin tënd aktual apo të fillosh një biznes të ri?
Nëse ambiciet tuaja janë biznesi dhe përfitimet, Albasoft do të mundohet me çdo kusht që ju të realizoni ambiciet tuaja.
Nëse je ambicioz dhe dëshiron të kesh përfitime personale mbi 200.000 euro në vit, plani jonë i partneritetit është i dizajnuar për të arritur këto suksese tuaja në çdo aspekt.
Si partnerë të Albasoftit do të keni qasje në modelin e biznesit më të kompletuar deri tani të praktikuar nga ne 11 vitet e fundit. Shërbimet tona cilësore do të bëjnë të mundur që të keni shumë klientë – dhe më e rëndësishmja – do të ju ndihmojmë të tërhiqni klientë të rinj.
Të jesh partner i Albasoftit do të thotë, më shumë biznes, më shumë të ardhura, më shumë treg, më shumë klientë.
Kush duhet të na kontaktoj për t’u bërë partner me ne?
- Secili shqiptar që jeton jashtë Kosovës dhe Shqipërisë.
- Secili shqiptar që ka një biznes aktual dhe dëshiron ta zgjeroj me shërbime apo do që të filloj një biznes të ri.
- Secili shqiptar që ka aftësi të shitjes dhe marketingut.
- Ju nuk do të duhet të bëni ndonjë investim, çdo gjë mund të filloj me angazhimin e tuaj personal ose me angazhimin e një punëtori të vetëm dhe pas disa muajsh mund të angazhoni edhe dhjetëra tjerë.
Mos hezito të na kontaktosh dhe të na vizitosh. Pas takimit, nëse nuk do të keni interesim për bashkëpunim, qysh tani, së paku, ju premtojmë një faqe të internetit falas për kompaninë tuaj.
Lulëzim Shishani, drejtor
+377 (0) 44 19 74 74
+381 (0) 38 24 99 94
info@albasoftgroup.com