Emaili *:
info@albasoftgroup.com
Mobile 1:
+383 (0) 44 31 82 82
English
Shqip
Menu
Fillimi
Për ne
Shërbimet
Projektet e kryera
Raste të suksesshme
Blog
Kontakti
Për ne
AlbaSoft (2003 - 2016) AlbaSoft është një kompani profesionale për dizajnim dhe zhvillim të ueb faqeve, Cloud hosting, optimizim për makinat e kërkimit, softuerë, etj. për kompanitë ose individët e interesuar për suksesin e tyre dhe nevojat e tyre në internet. Me zyra në Kosovë dhe Shqipëri, ne ofrojmë një numër të madh të shërbimeve për të arritur audiencën tuaj të synuar dhe të ndajnë informacionin tuaj të vlefshme duke u fokusuar në mbajtjen e klientëve tuaj. Ne ofrojmë cilësi të lartë të shërbimeve të ueb aplikacioneve nëpërmjet ekipit tonë, të motivuar, të kualifikuar profesionalisht të fokusuar në përmbushjen e pritjeve të klientëve çdo kohë. Alba-Soft ofron shërbime profesionale të zhvillimit të aplikacioneve softuerike duke përdorur një varg të gjerë të teknologjive të programimit: .Net, C++, VB. Shërbimet tona kryesore janë të klasifikuara si: Zhvillimi i solucioneve, Zhvillimi i ueb aplikacioneve, Zhvillimi i desktop aplikacioneve, Zhvillimi CMS-ve/portaleve, Zhvillimi aplikacioneve për pajisje mobile, Zhvillimi i bazave të të dhënave dhe Zhvillimi i shërbimeve.
Drejtori dhe Themeluesi
Faleminderit për vizitën në faqen e AlbaSoftit. Besojmë që shërbimet tona e lehtësojnë punën tuaj! "Gjuha shqipe dhe kompjuteri" është projekti më i rëndësishëm aktualisht, në nivel kombëtar, ku përmblidhet një aktivitet serioz gjuhësor dhe kompjuterik. Portali Gjuha Shqipe është një prej rezultateve të këtij projekti, i organizuar me shumë faqe të veçanta, si: Lajmëtari.com është rezervuar për lajme, kuriozitete, ekonomi, sport, politikë, shëndetësi etj.; Albanologji.com është projektuar për shkencë, kushtuar gjuhës, letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare; Softuere.com është rezervuar për softuerë kryesisht për gjuhën shqipe, por, edhe të tjerë; Defrimi.com është rezervuar për argëtim etj. Merita të veçanta për sukseset tona ka kompania softuerike Albasoft, si dhe bashkëpunëtorët e vyeshëm si nga fusha e gjuhësisë, ashtu edhe nga ajo e teknologjisë. Aktivitetet tona shkencore nuk do të ishin të mundura pa partnerët vendës dhe ata ndërkombëtarë. Qindra mijëra përdorues të softuerëve tanë janë frymëzimi më i mirë për ne. Përveç tjerash, synimi ynë parësor mbetët përparimi i gjuhës shqipe.Disa nga sukseset! Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për prodhimin e AS Drejtshkrimorit - softueri më i instaluar ndër shqiptarë, mbi 400.000 instalime.Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për lokalizimin e MS Windows-it në gjuhën shqipe.Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për lokalizimin e MS Office-s në gjuhën shqipe.Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për realizimin e Kullës së shqipes - softuer për studime të thella.Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për hartimin e Fjalorit të termave të informatikës - 3000 terma me përshkrim.Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për hartimin e Fjalorit elektronik shpjegues.Nismëtar dhe udhëheqës i projektit për realizimin e portalit të heroit kombëtar Adem Jashari.Themelues i Qendrës për Edukim dhe Përparim - organizatë lobuese në mbrojtje të gjuhës shqipe.Themelues i Alba-Softit - organizatë e specializuar në fushën e teknologjisë së informacionit.Themelues i agjencisë së lajmeve - Lajmëtari.com. Aktualisht, drejtor i Qendrës për Edukim dhe Përparim dhe kryesues i bordit të përgjithshëm të projektit "Gjuha shqipe dhe kompjuteri".
14 vite bashkë
Që nga dita e parë e punës e deri sot, kurrë nuk jemi penduar për angazhimin tonë në dobi të dhjetëra mijëra klientëve tanë. Ky është një vit jubilar për ne, së bashku. Ky është viti i katërmbëdhjetë i punës sonë. Këtë vit do ta festojmë edhe me më shumë rezultate dhe do të ju ofrojmë shërbime të përsosura ashtu siç e meritoni. Faleminderit që ishit me ne 11 vitet e shkuara, ju mirëpresim edhe 100 të tjera. Drejtori
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Faqja e internetit pa asnjë dyshim është pasqyra e vërtetë e biznesit tuaj.Nëse tashmë nuk e ke një faqe të internetit për biznesin tënd, na kontakto që të flasim për këtë. Nëse e ke një faqe, por, për çfarëdo arsyesh nuk je i kënaqur, na kontakto që të kujdesemi ne për faqen tuaj.Qëllimi ynë kryesor është krijimi i një faqeje profesionale të internetit, për ty, praktike dhe lehtësisht të përdorshme për klientët tuaj, si dhe paraqitja e qartë e mesazhit tuaj drejtuar vizitorëve.Aktualisht kemi mbi 500 klientë anë e mbanë botës, që na kanë besuar dizajnimin dhe zhvillimin e faqes së tyre.Jemi më të mirët dhe më të lirët, nëse gjen më mirë dhe më lirë, ne ta bëjmë një faqe pa para.Oferta jonë fillon nga 100€Albasofti është kompani e veçantë, nuk e gjeni një të tillë në rajon, me përkushtim të jashtëzakonshëm për klientin. Të gjithë punëtorët jemi shumë të motivuar dhe më shumë kënaqësi e bëjmë punën tonë. Kompanitë tjera, përdorin teknologji të huazuara dhe module të gatshme nga interneti, me plotë rreziqe. Ne kemi 12 vite përvojë dhe përdorim teknologjinë tonë Albasoft CMS, qe konsiderohet si një lloj “Lamborghini" për faqe të internetit. Albasoft CMS është shumë e avancuar dhe në çfarëdo gjuhe që dëshironi:https://www.albasoftcms.com/en/Benefitshttps://www.albasoftcms.com/en/FeaturesPo ashtu, jemi të njohur për:• Çmime shumë të favorshme në krahasim me tregun.• Cilësi e garantuar dhe përgjegjshmëri e lartë ndaj klientit.• Ju paguani vetëm atëherë kur jeni të kënaqur me punën tonë.• Punë ekipore dhe e organizuar mirë.• Përvojë e gjatë dhe personel të specializuar.• Mijëra klientë brenda dhe jashtë vendit.Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marrë një ofertë nga ne:Kosovë: 044197474 | Shqipëri: 0696672800info@albasoftgroup.comJu këshillojmë të lexoni:Një faqe profesionale për biznesin tënd – vetëm 100€Çfarë duhet të pyesni kompaninë për dizajnimin e faqes suaj.Ftesë për partneritet me emigrantët shqiptarë.
Zhvillim softuerësh
Përvoja jonë themelore është planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve. Pasioni jonë në fushën e Teknologjisë së Informacionit është softueri dhe çdo gjë rreth tyre. Të gjitha shërbimet që ofrojmë kanë vlerë për ne, por, planifikimi dhe zhvillimi i softuerëve sipas porosisë së klientit është pikësynim i joni i përjetshëm. Kurrë mos hezito të na kontaktosh për të marr një ofertë nga ne për idenë tënde për softuerin tënd.
Internet Marketing
Marketingu përmes telefonave celular SMS (Short Message Service) është bërë shumë i popullarizuar. Prandaj, Alba-Softi doemos duhet ta ofroj këtë shërbim për klientë te vet, sepse ne jemi në shërbim të klientit. Mesatarisht SMS-ja e dërguar përmes sistemi tonë, lexohet brenda 2 minutave, duke e bërë marketingun më të shpejtë të mundshëm. Gjatë këtyre viteve SMS marketing është bërë mënyrë legjitime e marketingut në shumë pjesë të botës. Kjo për faktin se, ndryshe nga e-maili që dërgohet përmes internetit publik, politikat e SMS marketingut janë bazuar në standarde të larta dhe përjashtohet mundësia e SPAM-it. Moduli për menaxhim të klientëve tuaj dhe fushatave tuaja përmban: - Shtimi i klientëve- Fshirja e klientëve- Ndarja në grupe- Dërgimi i SMS-ve individual- Dërgimi i SMS-ve grupor Çmimi: 1 SMS deri 10000 SMS - 0.03€ | Shembull: 10000 SMS x 0.03 = 300 EuroNga 10001 deri i 50000 - 0.025€ | Shembull: 20000 SMS x 0.025 = 500 EuroMë shumë se 50000 - 0.02€ | Shembull: 100000 SMS x 0.02 = 2000 Euro Na kontakto: 044318282 ose info@albasoft.al Marketing me postë elektronike (e-mail) Çfarë është Marketingu me postë elektronike? Email Marketingu është një nga mjetet më të suksesshme për zhvillimin e relacioneve dhe ngritjen e lojalitetit me klientët tuaj.Pse ju duhet Marketingu me postë elektronike? Ju keni zhvilluar ueb-faqen tuaj. Ju keni shpenzuar kohë duke përdorur optimizuesin e ueb-faqes për makina kërkuese (google, yahoo) në kërkim të klientëve tuaj. Tani si do ti mbani ata dhe ti bëni klientë të përditshëm? Email Marketing ju ndihmon që të mblidhni informacione nga vizitorët e sajtit dhe klientët tuaj, kështu që ju mund të dërgoni tek ata informata të rëndësishme për produktet dhe shërbimet tuaja. Pastaj, kur ata janë të gatshëm për blerje, Ju do të jeni zgjedhja e parë për ta.Shumë vizitorë të ueb-faqeve nuk bëhen klientë me vizitën e parë, por nëse ju i mbani ata të interesuar dhe të lidhur me biznesin tuaj, ju keni një shans më të mirë që t’i fitoni ata klientë. Pse Email Marketing është i suksesshëm? Sepse:• Mundëson dërgimin e mesazhit të njëjtë përnjëherësh tek miliona klientë apo bashkëpunëtorë• E lejon përzgjedhjen e pranuesve të mesazhit (përzgjedhjen e klientëve) • Mesazhi përmban dokumente shtesë • Dërgohet drejtpërdrejt tek klienti i përzgjedhur, ndihmon në ndërtimin e marrëdhënieve, si dhe rritjen besnikërisë dhe besueshmërisë në raport me klientin. Alba-Soft posedon një bazë të dhënash me mbi 800,000 emaila të përdoruesve shqiptar.Bashkëpuno me Ne dhe rrit lojalitetin me klientët tuaj si dhe përfito klientë të rinj me çmime tejet të lira përmes Marketingut me postë elektronike. Reklamo në portalin Gjuha Shqipe Ofrojmë hapësira reklamuese në faqe shumë të vizituara si: Lajmëtari.com, Albanologji.com, Dëfrimi.com.Shumë nga faqet tona janë të koncentruara në portalin www.gjuhashqipe.com i mirënjohur nga të gjithë shqiptarët. Këtu vizitorët gjejnë softuerë, shërbime, shkencë, lajme që kanë të bëjnë me historinë, gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare, figura të albanologjisë, qytete shqiptare, dëfrim, fjalëkryqe, barcoleta, anekdota etj. Më shumë se 200 butona e nënbutona. Portali www.gjuhashqipe.com përveç tjerash është vendtakim i akademikëve, profesorëve, intelektualëve, studentëve dhe plotë dashamirësve të gjuhës shqipe, prandaj shfaqja e reklamës suaj në portalin Gjuha Shqipe do të rrisë imazhin tuaj si organizatë dhe njëkohësisht shitjen e produkteve apo shërbimeve që ju ofroni. Çmimet e reklamave në faqet tona janë shumë të lira dhe vizitat e garantuara. Në çdo variant, nëse nuk do të jeni i kënaqur nuk keni detyrim të paguani. Mund të na kontaktoni në 044 318 282 ose info@gjuhashqipe.com. Reklamo në Facebook Përmes nesh në çdo kohë mund të reklamoni në faqe të ndryshme në Facebook, duke ju siguruar një audiencë prej dhjetëra mijëra vizitash brenda 24 orësh. Mos hezito të na kontaktosh dhe mund të marrësh ofertë konkrete. Pas marrëveshjes ne ju bëjmë administrator dhe mund të postoni personalisht, po ashtu, nëse e keni më të lehtë ne bëjmë postimet e kontraktuara për ju, në orarin e planifikuar. Ne mund të ju organizojmë çdo lloj marketingu në Facebook. Kemi një përvojë të shkëlqyeshme dhe shumë të suksesshme. Faqet tona, kalojnë numrin e anëtarëve mbi 500.000. Reklamo në monitorin në Prishtinë OFERTË PËR REKLAMË NË LED MONITORIN DIGJITAL TË ALBASOFTIT Madhësia e Monitorit: Madhësia e monitorit është 3m x 2m. Pozicion i përkryer në qendër të qytetit, 5 metra larg rrugës kryesore, përballë Akademisë së Shkencave. ORARI I TRANSMETIMIT TË REKLAMAVEFillon nga ora 07:00 e mëngjesit deri 01:00 pas mesnate. KOHËZGJATJA DHE SHFAQJA E REKLAMËS • Pakoja e parë: 25 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË ME KOHËZGJATJE 5 SEK.• Pakoja e dytë: 50 minuta në ditë, SHFAQJE SË PAKU 300 HERË NË DITË NË KOHËZGJATJE 10 SEK.Për raste apo kërkesa të veçanta arrihet marrëveshje e veçantë. ÇMIMI • Pakoja e parë: 80 EURO, 25 minuta në ditë, së paku 300 herë në ditë, me kohëzgjatje prej 5 sekondash. Në këtë çmim është e llogaritur TVSH-ja.• Pakoja e dytë: 130 EURO, 50 minuta në ditë, së paku 300 herë në ditë, me kohëzgjatje prej 10 sekondash. Në këtë çmim është e llogaritur TVSH-ja.FORMATI DHE PROPORCIONIFormat të llojllojshëm, sipas dëshirës. Video: avi, mpg, wmv, swf, rm, dat, vob. Fotografi: jpg, gif, bmp. Tekst: txt;Reklamat mund t’i sillni në proporcionin 3x2. Për më shumë informata, na kontaktoni të caktojmë një takim ku do të bisedojmë në lidhje me detajet e kësaj oferte. Në pritje të përgjigjes tuaj! Me respekt, Alba-SoftAdresa: “Agim Ramadani 54”, 1/6, 10000, Prishtina, KosovaMob: +37744318282Zyrë: +38138249994info@albasoft.al Pse duhet të reklamoni • Mbi 1,100,000 vizitor në muaj do të shohin reklamën tuaj.• Vizita të sigurta në faqen tuaj përmes reklamës suaj, duke ju mundësuar qasje në statistikat e klikimeve në reklamën tuaj.• Hapësira reklamuese në vendet më të dukshme të portalit.• Hapësira reklamuese të dedikuara vetëm për një organizatë.• Vizitorë të moshës madhore bazuar në llojin e informacioneve që ofrohet në portal. Pra, bëhuni pjesë e portalit më unik ndër shqiptar www.gjuhashqipe.com, dhe takoni klientët tuaj të rinj!
Dizajn Grafik
Alba-Soft ofron dizajn profesional qoftë për printim apo dizajn për ueb marketing si dhe dizajnim të ueb faqeve.Ne do të planifikojmë, zhvillojmë dhe pajisim ju me çdo lloj të dizajnit duke përfshirë logot e vogla, karta biznesi, broshurat e ndryshme, si dhe dizajn për ueb-faqe nga më të thjeshtat deri tek e-shitja në ueb -faqen tuaj. Disa nga shërbimet standarde që ofrojmë: • Dizajn unik dhe i rezervuar vetëm për klientin • Dizajnim të logos për klientin • Dizajnimi i fletës zyrtare • Dizajnimi i plikove me logo dhe informata tjera • Dizajnimi i kartvizitave • Dizajnimi i broshurave • Dizajnimi i CD/DVD • Dizajnimi i kopertinave për libra • Dizajnimi i hyrjes me flash (intro) • Dizajnimi i banerave/reklamave (dinamike)
SEO
SEO SEO është strategjia më e mirë e marketingut digjital në internet. Një biznes duhet gjithsesi të investoj në SEO për të arritur avantazh konkurrues, prezencë pozitive të biznesit online, gjetje të klientëve të shumtë etj. Kjo siguron kthim të investimit, rritje të shitjeve përkatësisht rritje dhe zgjerim të vazhdueshëm të biznesit apo aktivitetit afarist. Fakte të rëndësishme lidhur me SEO’n: ü 15% më shumë klientë - rreth 15% e vizitorëve që vijnë në uebfaqe përmes SEO’s bëhen klientë për dallim nga klientët që vijnë në mënyra tjera. Nga investimet tjera, si: emailet, materialet e printuara sipas statistikave vetëm rreth 2% bëhen klientë. ü 90% e shfrytëzuesve të internetit. Më shumë se 90% e përvojave të shfrytëzuesve online fillojnë nga makinat kërkuese. ü 60% Google. Google mbanë mbi 60% të tregut të makinave kërkimore në internet. ü 70% e vizitorëve. Mbi 70% përdoruesve/vizitorëve në internet i anashkalojnë reklamat e sponsorizuara duke u fokusuar në reklamat organike (SEO organik). ü 85% e vizitorëve. Mbi 85% të përdoruesve kurrë nuk hulumtojnë më tej se faqja e parë e rezultateve që shfaqen pas kërkimit. ü 3 pozicionet e para në Google. 15 deri 25% e klikimeve shkojnë për pozicionin e parë (pas kërkimit të caktuar) në Google, 7 deri 20% shkojnë në pozicionin e dytë dhe 5 deri 15% shkojnë në pozicionin e tretë. Pra, sot nuk është e mjaftueshme të keni vetëm një ueb-faqe të mirë për të arritur suksesin që prisni në internet. Për të pasur sukses, ueb-faqja juaj duhet të jetë e rankuar lartë në makinat e kërkimit Google, Yahoo, Bing etj. Rankimi në “numër një” në Google, Yahoo apo Bing, nuk është i lehtë, por, ne e garantojmë rezultatin, bazuar në përvojën tonë të gjatë në këtë biznes. BASHKËPUNIMI ME NE DO TË JETË I SUKSESSHËM DHE I SIGURT Disa nga arsyet për të bërë dallimin mes nesh dhe të tjerëve janë: ü Qindra projekte të SEO’s të suksesshme brenda dhe jashtë vendit. ü 100 punëtorë & bashkëpunëtorë në 3 lokacione të ndryshme. ü 14 vite përvojë në SEO në tregun vendor dhe ndërkombëtar (Gjermani, Zvicër, Austri, etj). ü Dhjetëra partnerë ndërkombëtar si Microsoft, Parallels Plesk, OVH, VMware etj. ü Me çdo klient lidhim kontratë me shkrim të qartë dhe të detajuar ku përshkruhen synimet, resurset, afati, çmimi, teknologjia në dobi të klientit. ü Ne kemi personel të kualifikuar për programim, dizajn grafik, shkrim të përmbajtjeve, multimedia, server administratorë, siguri, përveç ekspertëve të SEO’s që gjithsesi e udhëheqin projektet. Sepse, nuk mund të ketë sukses nëse kompania është vetëm agjenci e marketingut. Pra, një kompani që merret vetëm me marketing digjital nuk mund të ketë shumë sukses pasi suksesi i SEO’së varet jashtëzakonisht shumë edhe nga programuesit, standardet, teknologjia e përdorur, kreativiteti, inovacioni dhe përvoja, që ne e kemi. ü Përvoja jonë profesionale 14 vjeçare në SEO garanton suksesin. Personeli ynë ka punuar në projekte ndërkombëtare, ka realizuar shumë projekte me sukses për shumë kompani brenda dhe jashtë vendit.
Cloud Hosting
Alba-Soft ofron shërbime për "HOSTING" me të gjitha elementet për të përmbushur plotësisht nevojat e klientëve tanë. Ueb hostingu bazohet në serverët e lokalizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë dhe Kanada. Përmes shërbimeve tona të "Hosting-ut" sigurohet ngritja e performancës së ueb-faqes suaj si dhe ju mundësohet një rehati apo komoditet për ju - ne merremi me çdo telashe.Shërbimet standarde të Hosting-ut që ne ofrojmë janë: Hapësirë për disk, Transfer, E-mail shërbime, Kontroll të plotë mbi Hosting paketën që merrni nga ne, Mbështetje e përhershme teknike 8/5 mbështetje teknike nga Alba-Soft. Për raste urgjente mbështetje 24/7. AS Cloud Hostingu përfshinë: HDD (GB); Bandwidht (GB); E-Posta; FTP përdorues; Firewall; Domaina; Subdomain; MySQL; MS SQL; IP Reale; PHP; ASP.NET; Panel; OS; Statistika; Perl; Python; SMTP; Webmail
Të gjitha
Previous
Next
Fjalori elektronik shpjegues - FESh
Fjalori elektronik shpjegues (FESh)
është njëra pjesë e projektit mbarëkombëtar të Qendrës për Edukim dhe Përparim, “Gjuha shqipe dhe kompjuteri”, i cili mund të shkarkohet nga këtu. Përdorimi i këtij fjalori do të ndihmojë shqipshkruesit në hartimin e teksteve të ndryshme, duke kursyer kohën e tyre dhe duke rritur njëkohësisht cilësinë e shkrimit.
Kompania
Për ne
Drejtori dhe Themeluesi
14 vite bashkë
Shërbimet
Cloud Hosting
SEO
Dizajn Grafik
Internet Marketing
Zhvillim softuerësh
Dizajnim dhe zhvillim të faqeve
Burimet
Raste të suksesshme
Portfolio (Projektet e kryera )
Blog
Partnerët
Bëhu partner
Punë
Harta e faqes
Kontakti
Kushtet e përdorimit
Privatësia
Mbështetja
Impressum
English
Shqip
© Albasoft SH.P.K. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Administration
Emaili *
Për ne
Top