Tastiera shqipe 2.0
Pas më shumë se dhjetëmijë instalimeve dhe testimit njëvjeçar, kemi bërë përmirësimet e duhura dhe tani për ju kemi versionin 2.0 të AS Tastieres shqipe si pjesë e AS Qendrës 2.0.
AS Qendra është një softuerë që instalohet lehtësisht në kompjuter.
Pjesë të rëndësishme të AS Qendrës 2.0 janë:
- Tastiera shqipe.
- Portali Gjuha Shqipe (Lajmëtari, Kuzhina., Personalitete, Albanologji, Dëfrimi, Sporti).
- Faqja Ime (një rrjet shoqëror dhe mënyrë e lehtë për t’ju qasur).
- Windows softuerë, dhe
- Web softuerë
AS Qendra pasi ta instalosh, mund të klikosh me tastin e djathtë mbi ikonën në “shiritin e punës” (task bar) dhe pastaj në Parametra. Aty mund të zgjidhni shumë opsione, si dëshironi ta përdorni.
Disa zgjidhje të deritashme për të shkruar shkronjat "Ë" dhe "Ç" kanë qenë të vështira dhe të ndërlikuara, shumë pak përdorues arrinin që t`i praktikonin. AS Tastiera standarde shqipe është softuer që mund të instalohet për më pak se 2 minuta dhe funksionon në çdo aplikacion në kompjuterin tënd. Pra, mund të konsiderojmë se është zgjidhur problemi që kishim në përdorimin e të gjitha shkronjave të alfabetit të shqipes, përkatësisht "Ë" dhe "Ç", shpresojmë shumë, në mënyrë standarde për të gjithë shqipshkruesit.
Shqipja e shkruar dhe problemi i "Ë-së" dhe "Ç-së"!
Kemi vendosur që ë-ja dhe ç-ja të dalë në kllapa, në mënyrë që të imponojmë një standard te të gjithë dhe për arsyen e thjeshtë se këta butona janë zakonisht të lirë. Shpresojmë që të gjithë ta instalojnë dhe të mos ketë më ankesa për përdorimin e shkronjave `ë` dhe `ç`. Pas një kohe mund të nxjerrim edhe versionin përfundimtar, në të cilin secili e zgjedh vetë ku do ta vendos `ë-në` dhe `ç-në`.
AS Tastiera standarde shqipe është përcaktuar sipas këtyre kritereve:
* Të ndryshojë sa më pak nga tastiera standarde angleze
* Të ketë te gjitha shkronja shqipe lehtësisht të arritshme (ë-në dhe ç-në)
* Vendosja e shkronjave te jetë e orientuar për të mundësuar të shkruarit edhe në anglisht, edhe në shqipe.
Dy nga variantet më të diskutuara kanë qenë:
* Të shtohet shkronja “ë” dhe “ç” duke mos zëvendësuar shkronjat e tastierës angleze, por disa nga shenjat (“;” ose ‘, ose # etj). Kjo nuk “shqetëson” përdoruesit e deritanishëm të tastierës angleze, të mësuar të shtypin me 10 gishta, por nga ana tjetër shkronjat “ë” dhe “ç”(si dhe shkronjat e tjera) nuk janë të vendosura sipas frekuencës së përdorimit në gjuhën shqipe.
* Të zëvendësohet shkronja “w” me shkronjën “ë”, dhe germa “ç”, e cila nuk ka përdorim të shpeshtë, të vendoset në një nga shenjat. Ky variant i afrohet shumë vendosjes së shkronjave sipas frekuencës dhe ka ndryshim minimal me tastierën anglisht. Gjithashtu edhe përdoruesit e sotëm që përdorin "w-në" në vend të "ë-së", do të ishin të kënaqur. Por në këtë variant kemi ndryshim (ndonëse minimal) me tastierën anglisht dhe një vështirësi relative për përdoruesit e “laptopit”.
* Të vendosen në tastet shumë pak të përdorur " [ = ë dhe ] = ç ".
Gjithsesi zgjidhja e këtij problemi përmes softuerit është më e përshtatshmja, sepse nuk shkakton shpenzime shtesë për një tastierë të mundshme harduerike për të cilën do të duheshin miliona para shpenzime dhe sërish do të kishte probleme të pazgjidhura me anglishten, gjuhë me të cilën shqiptarët janë mjaft të lidhur. Shpresojmë që një aspekt i rëndësishëm i kësaj nisme do të jetë bashkëpunimi mbarëshqiptar, për ta futur në përdorim dhe për të filluar edhe shkrimin bazuar në këtë radhitje të shkronjave.