Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82

Çfarë duhet të pyesni për dizajnimin e faqes suaj?

08.07.2016 | 12:31
Çfarë duhet të pyesni për dizajnimin e faqes suaj?
Përzgjedhja e kompanisë për dizajnimin dhe zhvillimin e faqes suaj është një vendim i rëndësishëm. Ju jeni duke lënë në duart e tyre të ardhmen e biznesit tuaj, andaj duhet të marrësh parasysh disa përgjigje që duhet t’i dish paraprakisht, para vendimit tuaj.

A është më mirë të angazhosh një kompani profesionale apo një person “freelancer”, për faqen e internetit të biznesit tënd?

Realizimi i një ueb faqeje (web site) është projekt mjaftë kompleks. Cilësia e faqes suaj, përcakton në mas të madhe suksesin e biznesit tuaj. Kështu që, çdoherë kontrakto një kompani profesionale për projektin tënd të ueb faqes. Mund t’ia besosh fëmijën tënd një kujdestareje (personi të kualifikuar për përkujdesje ndaj fëmijëve), po ashtu, mund t’ia besosh shëndetin tënd një personi të vetëm (dentistit p.sh.), por, kurrë mos ia beso faqen tënde një personi të vetëm, qoftë ai student që ka njohuri, apo specialist i kësaj fushe. Për të dizajnuar dhe zhvilluar faqen tuaj në mënyrë profesionale, ju duhet një kompani me përvojë dhe me punëtorë të kualifikuar në këtë fushë.
Faqja e internetit është shumë e rëndësishme për biznesin tënd që t’ia besosh një personi që s’ka zyre dhe mund ta ndërpres projekti në çdo kohë, me lloj-lloj arsyetimi. Ky person mjafton të ndërroj numrin e telefonit dhe s’do të mund ta kontaktoni më, andaj kjo nuk është një zgjidhje e mirë për ju.
Ju duhet një kompani serioze, profesionale me ekspertë, andaj me lejoni të ju mësoj, si ta gjeni një të tillë?!

Ne nga Albasofti, ju sugjerojmë që ta përdorni këtë pyetësor ose një të ngjashëm, para se të merrni vendimin rreth kompanisë që do t’ia besoni dizajnimin dhe zhvillimin e faqes suaj.

1. Kush e bënë programimin e faqes sime nëse ju kontraktoj ju?
Nëse kompania ka programues të mirë, arkitekt të softuerit, dizajner etj. mundësia e vonesave dhe keqfunksionimeve do të zvogëlohet. Pothuajse çdo projekt i ueb faqes ka nevojë për programim, faqja juaj, po ashtu, mund të ketë nevojë për: kalendar të ngjarjeve, shportën e produkteve, e-commerc, regjistrimin, forumin, ose vegla tjera. Disa kompani punën rreth programimit ia besojnë ndonjë personi jashtë kompanisë së tyre dhe kjo mund të jetë një dobësi për projektin tuaj. Kontrollimi i cilësisë së punës është shumë me i lehtë kur tërë ekipi është në ambientin e njëjtë të punës dhe komunikojnë drejtpërdrejtë për zhvillimin e faqes.

2. A mundem ta mirëmbaj vet përmbajtjen e faqes?
Nëse është zhvilluar si faqe statike, jo, nuk do të mundesh të ndryshosh vet materialet. Prandaj, pyete kompaninë nëse ofrojnë faqe me CMS (p.sh. Albasoft CMS), dhe nëse po, ju mund të mirëmbani vet faqen dhe të ndryshoni pa shpenzime shtesë të gjitha materialet në faqe, fotot, shkrimet, videot, etj.

3. Sa është afati për përfundimin e faqes?
Nëse do të bashkëpunoni mirë me kompaninë që t’i miratoni dizajnet shpejt, afati i përfundimit të faqes do të jetë më i shkurtër.

Këshilla jonë është që ta ndani projektin në faza, në mënyrë që të përmbushet më shpejt.

- Faza e ofertës – ju merrni në ofertë me shkrim, nënshkruani kontratën etj.
- Faza e dizajnimit – ju pranoni një hartë të faqes, një propozim të dizajnit, bëhet planifikimi i fundit dhe miratohet dizjani (projekti) etj.
- Faza e zhvillimit të faqes – programuesit bazuar në skicat, dizajnet në formatin e duhur, krijojnë faqen funksionale, e testojnë dhe e vendosin në internet.
- Faza e publikimit – ju dorëzohet faqja dhe bëhet trajnimi për përdorim, mund të ngarkohen materialet dhe faqja publikohet për vizitorë.

Zakonisht një faqe do të duhej të mbaroj brenda 2 javësh më së shumti 3 javë. Nëse kompania nuk e cakton afatin qartazi në kontratë, kini kujdes, kjo është shenjë e mungesës së kapacitetit për ta kryer projektin tënd me kohë.

4. Si e përcaktoni çmimin për shërbimet tuaja?
Një kompani serioze, me siguri do të ketë çmime më të larta se studentët, megjithatë, prapë ju duhet të blini shërbime profesionale, ku ekipi i ekspertëve do të dizajnoj, zhvilloj dhe udhëheq projektin tënd. Populli thotë: “Çorba e lirë ta djeg buzën”. Nga përvoja jonë në Albasoft, rreth 40% të klientëve tanë janë ata që kanë dështuar njëherë diku tjetër për të marrë shërbimin e duhur.
Merr informacion nëse kompania ofron çmime fikse të detajuara me ndonjë listë të çmimeve dhe cilët ekspert do të punojnë në projektin tuaj dhe çfarë përgatitje profesionale kanë. Pyet, nëse ka procedura të qarta për pagesën për punë shtesë, në rast se do të ketë punë shtesë jashtë marrëveshjes fillestare. Kërko të kesh listën e çmimeve për mirëmbajtje, hosting dhe shërbimet tjera. Kujdesu nëse ka çmime të fshehura nga ti, sepse, disa kompani ofrojnë çmime të ulëta për ta filluar punën, por, pastaj ju kërkojnë të paguani licenca mujore, ose mirëmbajtje mujore të shtrenjtë, etj.

5. Më duhet faqja, por, sapo ta kem, më duhet edhe marketing në internet, a ofroni ju marketing në internet?
Faqja e biznesit tuaj në internet bëhet për të pasur sa më shumë vizitorë, të cilët do të njihen me shërbimet apo produktet tuaja, dhe do të bëhen klientë tuaj, apo që klientët aktual të njoftohen me lehtë me shërbimet tuaja të reja. Nga dita e parë që do ta publikoni faqen, ju duhet ndihmë për të pasur sa më shumë vizitorë. Nëse kompania nuk ofron Marketing në Internet si: SEO, marketing në rrjete shoqërore (Facebook, Linkedin, Google+, Twitter etj.), hapësira reklamuese, e-mail marketing, SMS Marketing etj, atëherë nuk është kompania më e mirë për ju. Një kompani e mirë për faqe, duhet të ofroj edhe Shërbimet e Marketingut në Internet për faqen tuaj, përkatësisht shërbimet dhe produktet tuaja. Kompania do të duhej të ju ofrojë një plan të detajuar për SEO, një strategji për materialet që duhet t’i publikoni, t’ju propozojë pozicione për reklamim, ide për rrjetet shoqërore, me një fjalë një fushatë të organizuar të marketingut digjital.

6. A mund të më dërgoni një listë të faqeve që keni bërë, disa raste të punës suaj dhe a mund të kontaktoj ndonjë nga klientët tuaj aktual?
Merr vesh çfarë projektesh kanë pasur deri tani dhe çfarë kategorie të klientëve kanë. A kanë shitur faqe të gatshme apo kanë ofruar zgjidhje softuerike për situata që kërkojnë aftësi të mëdha profesionale. Mund të kontaktoni së paku një nga klientët aktual, ta pyesni sa është i kënaqur dhe çfarë rezultatesh konkrete ka pranuar nga kompania.

7. Sa është kompania e madhe dhe cilat janë shërbimet themelore që ofron?
Pyesni cilat janë shërbimet kryesore dhe a ka mjaftueshëm punëtorë të kualifikuar për SEO (Search Engine Optimization), dizajn grafik, shkrimin e materialeve, përkthimin në gjuhët tjera, programimin, planifikimin, verifikimin e cilësisë (QA) etj. Nëse kompania është shumë e vogël, rreziku i vonesave është shumë i madh dhe cilësia e punës, mbetet më shumë dëshirë e juaj. Kompania që ka kapacitet të udhëheq në tërësi projektin tuaj, nga planifikimi, dizajnimi, zhvillimi, publikimi, marketingu në internet - është kompania që ju duhet. Siç e kam cekur, projekti për dizajnim dhe zhvillim të ueb faqes është kompleks, por, ju mund ta thjeshtësoni duke përzgjedhur kompaninë që ofron, të gjitha shërbimet që kanë të bëjnë me faqen. Të gjitha shërbimet nga një kompani e vetme, është opsioni më i mirë për projektin tënd. Pyet nëse kanë zhvilluar ndonjë aplikacion të veçantë, ose nëse kanë në kompani persona që janë të njohur në fushën e teknologjisë së informacionit. Nëse jo, mos e kontraktoni atë kompani.

8. A do të ketë projekti im një udhëheqës projekti dhe si e zhvilloni një projekt zakonisht?
Përfundimi i suksesshëm i projektit të ueb faqes, kërkon një udhëheqës me aftësi, një ekip profesionale, dhe qëllime të qarta. Ekipi duhet së paku të ketë: planifikues të faqes, programues, ueb dizajner, testues, një specialist për SEO. Ky ekip duhet të punoj nën udhëheqjen e një personi me përvojë që të realizohet me sukses.
Nëse kompania nuk ju ofron një Udhëheqës Projekti (Project Manager), si person kontaktues, të gatshëm që të ju vizitoj në zyrë, ose, të gatshëm të keni biseda të gjata në Skype, për projektin tuaj, harrojeni atë kompani.

9. A është kompania financiarisht e qëndrueshme?
Nëse e bëni këtë pyetje drejtpërdrejtë, mund të merrni një përgjigje të rrejshme, kinse janë kompani me përvojë dhe me buxhet të mjaftueshëm për të qëndruar në treg vitet e ardhshme. Megjithatë, ju duhet të pyesni tërthorazi për të marrë këtë përgjigje. Pyesni që sa vite janë themeluar dhe nëse janë më shumë se 5 vite në treg, është mirë, nëse janë më shumë se 10 vite siç është rasti i Albasoft Group, është edhe më mirë për ju. Numri më i madh i kompanive falimentojnë 3-5 vitet e para, kështu që, ju me siguri dëshironi qe t’ia besoni projektin tuaj një kompanie që do të jetë e pranishme në treg edhe pas 10 vitesh.

Author: Lulëzim Shishani

CEO at: Albasoft Group

Google+ Contact

LinkedIn Contact

Facebook Contact

List of videos
Top