Një prej projekteve në të cilat ka marrë pjesë AlbaSofti, si partner strategjik i QEP-it dhe partnerëve të projektit “Gjuha shqipe dhe kompjuteri” ka qenë përfshirja edhe e brezit më të ri si përfitues i dobive të punës sonë. Pothuajse ka mbaruar puna e realizimit të këtij softueri për fillestarë në mësim, fillestarë në gjuhë, matematikë, fillestarë në kompjuter etj. E kemi quajtur abetare por është më shumë se kaq.
Kjo është një abetare multimediale (mbi 90% e përfunduar, përveç disa aspekteve, si ai gjuhësor dhe aspekti i metodikës, gjëra këto të vogla që bëhen lehtë në krahasim me softuerin për të cilin është dashur kohë dhe i cili konsiderojmë që është i përfunduar).
Kjo abetare përbëhet prej 9 moduleve: alfabeti, numrat dhe figurat, fabula, këngë, lojëra, video, gjëegjëza, ushtrime, etj.
Fëmija apo ai i cili i mëson fëmijës shkrimin, leximin, përdorimin e kompjuterit etj. me një kësi lloj softueri multimedial, nuk mund të gabojë, por mundet vetëm t’ia mësojë shkrim leximin dhe njohuritë tjera.
Më shumë se abetare
Përveç tjerash kemi paraparë që përmes lojërave të joshet fëmija për mësim, të krijohet afërsia e fëmijës ndaj dijes, ndaj të mësuarit, pra përmes lojës si mënyrë shumë e këndshme e të mësuarit, që është gjëja më e mirë në botë për fëmijën dhe më pak detyruese dhe stresuese, duke pasur parasysh moshën shumë të re të nxënësit.
Qëllimi i këtij softueri është përveç të mësuarit e shkrim leximit edhe të mësuarit e përdorimit të kompjuterit, përkatësisht punës me njësitë themelore të tij siç janë lëvizjet e miut, shkrimi me tastierë që për fëmijën nuk paraqet vështirësi të mësimit aq më pak kur mësohet përmes lojërave.
Në klasën e parë të shkollës fillore, gjuha shqipe fillon të mësohet në mënyrë sistematike përmes të ushtruarit për lexim¬shkrimin fillestar. Nxënësit ushtrohen të lexojnë dhe të shkruajnë gjuhën shqipe përmes nyjëtimit (shqiptimit) dhe bashkimit të tingujve dhe shkronjave të saj në rrokje e fjalë dhe bashkimit të fjalëve në fjali të thjeshta, por të kuptimshme, nëpërmjet leximit të historive (rrëfimeve, copëzave, tregimeve) dhe materialeve tjera të shkruara, të përgatitura për nxënësit në tekstet shkollore, si dhe në botime të tjera ndihmëse.
Kështu, mësimi i gjuhës shqipe në arsimin fillor shoqërohet me ndryshime të mëdha, të cilat lidhen me pasurimin e shprehive komunikuese të gjuhës së folur, të shkruar dhe të lexuar. Mësimi i gjuhës shqipe përmes këtij softueri shoqërohet me përdorimin e formave të larmishme të të mësuarit të lexim¬shkrimit, të cila lehtësojnë procesin e përvetësimit të shprehive të nxënësve për të lexuar dhe për të shkruar.
Në këtë softuer shfaqet modeli i gjuhës së shkruar dhe drejtshkrimi i saj, fillojnë të mësohen në mënyrë intuitive nocione gjuhësore, si: tingulli, rrokja, fjala, fjalia, zanoret, bashkëtingëlloret, shenjat e pikësimit, përdorimi i shkronjës së madhe etj. Nxënësit fillojnë të dallojnë tekstin, titujt, paragrafët etj.
Pse i duhet fëmijës suaj
Të mësuarit ndjek një ecuri didaktike që lidhet me respektimin e tri fazave:
Faza e parë - do të thotë periudha përgatitore për lexim¬shkrimin dhe përdorimi i thjeshtë i kompjuterit
Faza e dytë – do të thotë fitimin e shprehive elementare të teknikës së lexim¬shkrimit;
Faza e tretë – do të thotë përforcimin e teknikës së lexim¬ shkrimit.
Synohet që të formohen nxënës të aftë si folës, lexues dhe shkrues të gjuhës shqipe, në nivelin e përshtatshëm për moshën e tyre.
Qëllimi i mësimit të gjuhës shqipe përmes këtij softueri është:
• Përvetësimi i shkathtësive për të komunikuar në situata të ndryshme.
• Krijimi i aftësive vetjake për formim gjuhësor e kulturor.
• Përvetësimi i disa normave e gjuhës standarde shqipe.
• Përgatitja e nxënësve për ta përdorur kompjuterin gjatë të mësuarit.
Softueri synon t’i aftësojë nxënësit:
• Për zhvillimin e dëgjimit të vëmendshëm;
• Për zhvillimin dhe pasurimin e fjalorit dhe të folurit me përpikëri;
• Për zhvillimin e të lexuarit dhe të kuptuarit e pjesës që lexon;
• Për zhvillimin e të shkruarit të gjuhës standarde shqipe.
• Të fitojnë shprehinë e teknikës së të lexuarit dhe të shkruarit.
• Të lidhin tingullin me shkronjën përkatëse.
• Të lexojnë në tërësi fjalë të tilla, si: libër, faqe, titull, shkronjë.
• Ta ndajnë tekstin në fjali dhe në fjalë.
• Të bëjnë analizë dhe sintezë të fjalëve.
• Të dallojnë tingujt dhe shkronjat e ngjashme.
• Të dallojnë bashkëtingëlloret dhe zanoret.
• Të njohin dhe të thonë përmendësh shkronjat e alfabetit.
• Të lexojnë saktë shkronjat dyshe të alfabetit.
• Të lexojnë në mënyrë të kuptimshme.
• Të ritregojnë thjesht përmbajtjen e pjesëve që lexojnë.
• Të dallojnë terma letrarë të tillë, si: varg, vjershë, tregim, përrallë, libër, etj.
• Të zhvillojnë imagjinatën duke u udhëhequr nga figura apo tregime apo të dyja.
• Të fillojnë të lexojnë përmes lojërave elektronike.
• Të shfaqin dëshirë për të lexuar tekste të tipit: gjëegjëzë, përrallë, fjalë të urta.
• Të respektojnë gjatë leximit shenjat e pikësimit, si: pika, presja, pikëpyetja, pikëçuditësja.
• Të lexojnë me intonacionin e duhur fjalitë dëftore dhe pyetëse.
• Të japin shpjegime të thjeshta për tekstet që lexojnë.
Sa është e rëndësishme
Mjetet dhe metodat digjitale janë forma bashkëkohore të provuara tanimë për të tjerët, dhe shpresojmë sa më parë të fillojë të bëhet mënyrë e të mësuarit edhe për ne, dhe për të gjithë fëmijët shqiptarë.
Si të paguani dhe sa kushton
AS Abetarja 1.0 është në shitje me çmimin 20 euro për dy vite.
Pagesa mund të bëhet, në xhirollogarinë tonë në Prishtinë, ose në Tiranë.
Pagesa mund të bëhet edhe në zyrat tona në Prishtinë ose në Tiranë.
Na kontaktoni në postën elektronike info@gjuhashqipe.com që t’ju japim numrin e xhirollogarisë. Nëse e keni më lehtë na kontaktoni në numrin e telefonit +37744318282 për çdo gjë.
Udhëzim për përdorim:
Pas pagesës, e tëra që duhet të bëni është të regjistroheni në portalin www.gjuhashqipe.com dhe fëmija juaj mund ta përdorë AS Abetaren pa asnjë kufizim kohorë, apo rajonal, nga çdo kompjuterë kudo qoftë ai.