Albasoft është kompani lokale në Prishtinë në fushën e IT-së që synon të rekrutoj deri në fund të vitit 2020, rreth 30 punëtorë të rinj, kryesisht programues, për projektet pesëvjeçare që kemi.
Vlera e projekteve në të cilat Albasoft është e përfshirë brenda dhe jashtë vendit kalon 10 milion euro. Për të përmbushur detyrimet tona me klientët tanë strategjik, na duhen programues me përvojë të punës dhe interesim për punësim afatgjatë.
Për këta 30 punëtorë të rinj, konkursi do të hapet përafërsisht çdo 2 muaj deri në fund të vitit 2020.
1. Programues (senior)
Detyrat:
• Analizon, dizajnon dhe zhvillon aplikacione dhe ueb aplikacione shumë shtresore
• Zhvillon dhe analizon databaza
• Planifikon projektet me agile/scrum dhe bashkëpunon me ekipin
• Rishikon kodin dhe implementon standarde profesionale bazuar në standardet e brendshme dhe ndërkombëtare
Kualifikimi:
• Minimum 5 vjet përvojë në zhvillim të aplikacioneve me c#, si dhe, përvojë në zhvillim të API dhe ueb shërbimeve.
• Minimum 3 vjet përvojë ne sistemet relacionale të databazave
• Njohuri me sistemet e kontrollimit të kodit dhe punës ekipore.
• Njohuri me sisteme të CMS-ve dhe zhvillim të moduleve për to.
• Të ketë së paku diplomë bachelor në shkencat kompjuterike ose fusha të ngjashme
Paga 1000€ - 1500€ varësisht nga përvoja, rritje të pagës çdo vit varësisht nga performanca.
Kontratë afatgjate dhe privilegje tjera.
2. Server Administrator
Detyrat:
• Planifikon dhe mbikëqyr infrastrukturën e serverëve të kompanisë
• Instalon dhe mirëmban serverët dhe pajisjet përcjellëse të tyre
• Cakton procedura të ruajtjes së shënimeve/backup
• Teston serverët, aplikacionet, ngarkesën dhe bën optimizimin e shfrytëzimit të resurseve të serverëve
• Mbron maksimalisht të dhënat digjitale dhe sekretet afariste të kompanisë
• Sugjeron përmirësime rreth infrastrukturës së serverëve
Kualifikimi:
• Minimum 3 vjet përvojë në planifikim dhe mirëmbajtje të serverëve
• Të ketë njohuri Hyper-V ose VMware
• Të ketë njohuri me sistemet operative për server, Windows/Linux
• Te ketë së paku diplomë bachelor në shkencat kompjuterike ose fusha të ngjashme
Paga 700€ - 1000€ varësisht nga përvoja, rritje të pagës çdo vit varësisht nga performanca.
Kontratë afatgjate dhe privilegje tjera.
3. Product Manager
Detyrat:
• Analizon, dizajnon dhe mbikëqyr projekte të ndryshme në fushën e IT-së
• Planifikon projektet dhe bashkëpunon me ekipin gjatë gjithë kohës së zhvillimit të projektit
• Sugjeron përmirësime rreth procesit të zhvillimit
• Përshkruan kërkesat dhe krijon përmbajtje të produkteve
Kualifikimi:
• Preferohet të ketë së paku 1 vit përvojë në zhvillim të produkteve
• Të ketë njohuri në zhvillim dhe prezantim të projekteve të reja
• Te ketë së paku diplomë bachelor në shkencat kompjuterike, marketing, dizajn dhe multimedia, ose fusha të ngjashme
Paga 400€ - 600€ varësisht nga përvoja, rritje të pagës çdo vit varësisht nga performanca.
Kontratë afatgjate dhe privilegje tjera.
Konkursi i hapur deri me datën: 15.01.2020
Dërgo CV-në tuaj në info@albasoftgroup.com
Tel: 044318282