Albasoft Group para se t’i hyjë një projekti për dizajnimin dhe zhvillimin e një ueb faqeje, çdoherë fillon bisedën me klientin me disa pyetje rreth projektit. Ne ju sugjerojmë, që edhe ju të përdorni pyetësorin e mëposhtëm, ose ndonjë të ngjashëm, para qe të bëni një ofertë konkrete për ueb faqe.
Janë tri gjëra që duhet t’i dimë paraprakisht: Çfarë është biznesi i klientit? Çfarë modulesh klienti kërkon për faqen e tij? Cili është dizajni më i mirë për faqen e këtij klienti?
Para se të filloni me 11 pyetjet thelbësore, duhet të dini cilat pyetje nuk duhet fare t’i bëni një klienti të mundshëm, në bisedën parë.
Pyetjet që nuk duhet t’ia bëni klientit potencial për ueb faqe:
Mos i bëj klientit qindra pyetje, që ta vësh në panik, vetëm sa për të treguar, sa i komplikuar është projekti i ueb faqeve, apo, sa e rëndësishme është puna juaj. Sipas mendimit tim, ju nuk duhet të pyesni klientin: A ke logo? A ke domen? A ke ndonjë slogan? Ku keni dëgjuar për ne? Disa detaje nuk janë të rëndësishme për të arritur kontratën dhe këto përgjigje mund të marrësh më vonë, pas marrëveshjes paraprake. Nëse klienti nuk ka domen, ju mund t’ia sugjeroni një, po ashtu mund t’ia dizajnoni logon. Ne e parapëlqejmë t’i dhurojmë një domen të paguar për vitin e parë nga ne.
Mes tjerash duhet ta pyesësh:
1. A ke faqe aktualisht apo dëshiron një faqe të re? Përgjigja do të ju kursej kohë, sepse ndoshta nuk jeni të gatshëm për ridizajnim, siç nuk jemi ne në Albasoft p.sh. Ne e kalojmë çdo projekt në
Albasoft CMS dhe e trajtojmë si projekt të ri, nga e para edhe kur është ridizajnim.
2. A mundeni ju lutëm ta përshkruani biznesin tuaj? Mbaj shënime për të gjitha informacionet, sepse janë shumë të rëndësishme për planifikimin e faqes së parë dhe për hartën e faqes. Duhet të dini saktësisht, si e organizon dhe çfarë veprimtarie ka klienti. Përshkrimin e produkteve/shërbimeve që klienti shet etj.
3. Kush janë konkurrentët tuaj? Klientët zakonisht e dinë kush janë konkurrentët kryesor. Është më rëndësi të dish cilët janë konkurrentët e klientit dhe çfarë ofrojnë ata. Hulumto aktivitetin e tyre në internet, që të ndihmosh klientin për të përcaktuar strategjinë e tij të marketingut, që krijon përparësi ndaj konkurrentëve dhe ndihmon përmirësimin e biznesit.
4. Çfarë veglash konkrete (modulesh) dëshiron të ketë faqja juaj? A dëshiron klienti shportën e produkteve (e-commerc), nëse po, a i duhen pagesat në internet apo vetëm porosia përmes internetit. A dëshiron të ketë Blog, Newsletter, Pozicione për reklama, Forum, Kalendar, SMS marketing të integruar, E-mail marketing të integruar etj.
5. Çfarë buxheti keni caktuar për këtë projekt? Kjo është pyetje që nuk duhet ta përsërisni dy herë. Nganjëherë do hasni persona që duan një faqe sikur “Facebook-u” mundësisht për 100 euro. Nganjëherë do të jeni në kontakt me persona që se kanë idenë për çmimet e shërbimeve rreth web faqeve. Nëse dëshironi të jeni serioz, ju duhet të bëni një ofertë me shkrim për çdo kërkesë të çdo klienti. Pas kësaj, është punë e klientit që të krahasoj ofertën me ofertat e kompanive tjera dhe të vendos. Bëje ofertën me zgjidhje teknike të cilësisë së lartë, me çmime konkurruese, dhe do të keni suksese. Mund të përdorni edhe ndonjë kalkulator për llogaritjen e çmimit të web faqes. Në bashkëpunim me ne, mund të përdorni edhe kalkulatorin tonë - “Albasoft Calculator for Web Design Services”. Bazuar në përvojën tonë, klientit i duhet rreth një muaj që të vendos për kompaninë që t’ia dizajnoj faqen e tyre.
6. A ke ndonjë person me aftësi të mira kompjuterike në kompaninë tuaj? Jo të gjitha kompanitë kanë persona të specializuar për internet. Kompanitë që duan të kenë përfitime të plota nga marketingu në internet, duhet ta shqyrtojnë mundësinë të kenë së paku një person, me njohuri për të përshkruar shërbimet dhe produktet e kompanisë, për zgjedhur fotot e duhura, për angazhim në Rrjetet Sociale etj. Si person kontaktues me ju etj.
7. Cili është afati i fundit për të pasur faqen të përfunduar? Zakonisht klienti do të thotë “është dashur dje të kryhet”. Megjithatë, ky është një moment i duhur që t’ia sqaroni fazat e punës, dhe t’ia sqaroni që çdo gjë varet nga kërkesat, dhe koha që klienti do të jetë në dispozicion, për të miratuar dizajnin përfundimtar.
8. Pas përfundimit, si do ta popullarizoni faqen tuaj? Ka shumë mënyra të marketingut në internet, si p.sh.: përmes Rrjeteve Shoqërore, si Facebook, Google+, Twitter, pastaj përmes Blog, aktiviteteve për SEO, si dhe mënyrat tradicionale, si: Broshruat, Mediat tradicionale, reklamat nëpër media etj. Mund të jetë një mundësi për ju, për punë shtesë dhe për t’i ofruar klientit shërbime shtesë.
9. A mund të më thoni disa faqe që ju pëlqejnë më shumë? Shumica e njerëzve sot e përdorin internetin dhe kanë shijen e tyre, apo i pëlqejnë disa faqe të caktuara. Të mësoni për këtë ju ndihmon për të kuptuar stilin dhe ngjyrat që i pëlqejnë klientit.
10. A i ke të gatshme materialet për ngarkim në faqe? Është më rëndësi ta sqaroni a do të këtë ndonjë punë shtesë për kompaninë, apo klienti do t’i shkruaj vet materialet për publikim, apo ndoshta tashmë i ka të gatshme. Shkrimet, fotot, videot janë të domosdoshme për publikimin përfundimtar të një faqeje dhe mbarimin e një projekti në kohë. Disa klientë mendojnë qe është detyrë e juaja që ju të shkruani për kompaninë e tyre. Tash është koha t’ua sqarosh.
11. Kush vendos në kompaninë tuaj për këtë projekt? Sqaroja që do t’ia nisni ofertën me shkrim me të gjitha detajet teknike dhe pyete për personin dhe e-mailin, ku duhet t’ia dërgosh dhe kë ta vendosësh në Cc. Bëja me dije që çmimi është i negociushëm dhe varet nga kërkesat, punët që do të kryhen.
Bëje një ofertë të detajuar, nga e cila del një kontratë e qartë. Nëse kontrata është e paqartë, klienti do të kërkoj nga ju që të kryeni shërbime që nuk jeni të paguar për t’i kryer, përkatësisht klienti do të mendoj qe po e mashtroni dhe po refuzoni t’i kryeni punët që janë pjesë e marrëveshjes.
Gjithmonë bëhu i ndershëm me klientin dhe kujdesu t’i parandalosh situatat e paqarta.