Albasoft Group, ka vendosur që të ofroj donacion në vlerë rreth 500 euro për çdo biznes të ri, të regjistruar brenda vitit 2014 në Kosovë. Qëllimi i kësaj ndihme është financimi i bizneseve të reja për të futur produktet dhe shërbimet e tyre në tregun ndërkombëtar dhe atë vendor.
Në këtë gjendje të vështirë ekonomike për bizneset në Kosovë, ne do të ndihmojmë të gjitha bizneset e regjistruara dhe ato që do të regjistrohen gjatë vitit 2014, me nga një faqe të internetit falas.
Zakonisht, çdo biznes i ri ka një ide dhe një buxhet fillimisht të kufizuar dhe fillon biznesin për të ofruar produkte ose shërbime në treg. Kompanitë e reja në shumicën e rasteve, nuk e bëjnë asnjë investim as minimal për marketing në internet gjatë vitit të parë.
Ky projekt ka qëllim përkrahjen e bizneseve të reja, me një donacion rreth 500€, përkatësisht një faqe të internetit në këtë vlerë. Me këtë donacion përmbushen nevojat e biznesit të ri për të pasur një faqe profesionale të internetit. Për raste të veçanta, do të vazhdojmë edhe me fazën e dytë të këtij projekti që përfshinë, reklamë në monitorin digjital, marketing shtesë, SEO (Search Engine Optimization), kartëvizita dhe broshura, trajnimi për vazhdimësi të projektit dhe për mirëmbajtje të ueb faqes etj. Kjo është një paketë e kompletuar e marketingut disa vjeçar në vlerë nga 1000 deri 2000 Euro.
Marketingu digjital, shpeshherë është faktori kryesor për të përcaktuar suksesin ose dështimin e kompanive të reja. Sado që kompanitë kanë produkte dhe shërbime cilësore dhe të lira, pa marketingun e duhur është e pamundur të futen në treg. Analizat tona tregojnë që nga 100 kompani të reja të regjistruara, vitin e parë, vetëm 5 nga to bëjnë faqe të internetit dhe marketing të mirëfilltë për biznesin e tyre.
Albasoft Group është financues dhe garant i realizimit të suksesshëm të këtij projekti. Albasofti ka mundësi të bëjë këtë përkrahje të kompanive lokale fal platformës softuerike
Albasoft CMS.
Albasofti ka kapacitetin profesional për realizimin e së paku 100 faqeve të internetit falas për një muaj, aq sa presim të jetë interesimi i kompanive të interesuara.
Shpresojmë që të lehtësojmë punën e bizneseve të reja në Kosovë dhe i ftojmë të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë projekt të na bashkëngjitën.
Përfituesit
Kritere i vetëm për këtë donacion është që biznesi të jetë i regjistruar gjatë vitit 2014 në Kosovë.
Pra, përfitues të këtij donacioni mund të jetë çdo biznes i regjistruar në vitin 2014. Ne besojmë që numri i bizneseve të të gjitha llojeve dhe të gjitha fushave ekonomike, që kanë nevojë për këtë lloj donacioni është i madh.
Po ashtu, secili biznes i ri, që do të përfitoj këtë donacion nga Albasoft Group, do të ketë përkrahje profesionale për të përfituar të gjitha dobitë që ofrohen në paketën e marketingut të financuar nga donatori.
Adresa ku duhet të paraqiten kompanitë e interesuara:
Rruga "Agim Ramadani 54", 1/6, Prishtinë, Kosovë
+37744318282
info@albasoft.al
Rezultate e pritura
- Secili nga bizneset e reja do ta këtë faqen e vet në internet me produktet dhe shërbimet që ofron;
- Bizneset do të vetëdijesohen për rëndësinë dhe dobinë e marketingut në internet;
- Do të trajnohen dhe do të jenë të gatshëm që vet t’i mirëmbajnë ueb faqet dhe rrjetet sociale;
- Do të vazhdojnë të promovojnë biznesin në mënyrë të pavarur;
- Do të zhvillojnë afarizmin e vet në mënyrë bashkëkohore dhe do të jenë më konkurrent në treg;
- Do të kenë qasje më të lehtë dhe më të shpejtë tek klientët e tyre potencial;
- Shkëmbimi i informatave në mes të biznesit dhe klientit do të jetë më shpejtë dhe cilësor.
Qëndrueshmëria e projektit
Kompanitë e reja të regjistruara që do të përfitojnë nga ky donacion, kanë mundësi të lehtë dhe pa shumë shpenzime të vazhdojnë promovimin, falë kësaj nisme. Rezultatet nga ky projekt janë afatgjata, shumëvjeçare dhe me shumë pak shpenzime mund të vazhdohen të gjitha synimet e këtij projektit - promovimi i produkteve dhe shërbimeve të kompanive kosovare.
Të gjitha bizneset e financuara me këtë projekt do të kenë marketing të shumëllojshëm, të qëndrueshëm së paku 3 – 5 vite, si dhe, do të kenë përfitime të ndryshme, jo vetëm materiale, do të mbesin në kontakt me klientët aktual dhe potencial, do të zgjerojnë rrjetin e tyre afarist dhe të konsumatorëve etj.
Disa nga detajet teknike të ueb faqeve:
- Faqet janë të realizuara në mënyrë profesionale.
- Zhvillohen shpejtë.
- Faqet kanë sistemin për menaxhim të përmbajtjes – Albasoft CMS (Content Management System).
- Hosting Cloud i përfshirë për çdo faqe.
- Kanë shumë gjuhë.
- Janë të orientuara në klientin (user friendly).
- Janë të thjeshta për mirëmbajtje dhe ndryshime.
- Kanë siguri të lartë.
- Logo, që mund të ndryshohet nga klienti lehtësisht.
- Sllajder - ku vendosen fotot ekskluzive të kompanisë.
- Artikuj - për përshkrim të kompanisë, produkteve apo shërbimeve që i ofron.
- Produkte - shfaqen produktet me titull, fotografi, dhe detaje tjera të produktit.
- Shërbime - ku përshkruhen shërbimet e kompanisë me titull, foto dhe përshkrim.
- Facebook - ku integrohet faqja juaj e facebook-ut.
- Foto - disa albume me shumë fotografi.
- Video - galeria me video.
- Kontakt forma, Informatat kontaktuese dhe Google Map, të integruara.