Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82
OstFinanz
OstFinanz
OstFinanz ishte në kulmin e kapacitetit të biznesit, por ata kishin problem me marketingun në internet, ueb sajtin, ueb aplikacionet, afatet dhe shpenzimet përtej buxhetit. Ata ishin në presion, të stresuar, dhe të shqetësuar nga dështimi.
OstFinanz kërkoi oferta nga 5 kompani profesionale, përfshirë AlbaSoft-in. Ata na zgjodhën ne për shkak të përvojës, cilësisë, standardeve, çmimeve më të mira duke kursyer deri në 50% krahasuar me kompanitë tjera.
Ne i përfunduam në kohë të gjithë nënprojektet dhe vazhdojmë të ofrojmë marketing të suksesshëm në internet, duke konkurruar dhe fituar edhe me disa kompani miliardëshe.
Tani OstFinanz në Zvicër është ndër ofruesit më të vlerësuarit të shërbimeve për kredi të të gjitha llojeve.
 
Sfida/Qëllimet
 
- Shtimi i klientëve duke përdorur vegla më të duhura në internet
- Përmirësimi i efikasitetit të rastit dhe reduktimi i kohës së zgjidhjes
- Përmirësimi i përkrahjes për klientët për të përmirësuar produktivitetin e agjentëve.
 
Zgjidhja
 
Duke i bazuar nga nevojat e klientit, ne kemi zhvilluar një ueb sajt të ri të bazuar në Albasoft CMS, në 12 gjuhë, duke përkrahur 4 gjuhët që përdoren në Zvicër. Pastaj kemi zhvilluar veglën e posaçme për nevojat e klientit, kalkulimit të kredive, këmbimin e valutave, chat online, dhe një formë për aplikim.
Si dhe sistemin “back office” që mbledh të gjitha aplikimet dhe vazhdon me hapat tjerë nga agjentët.
Gjithashtu kemi bërë marketing në internet dhe SEO për të shtuar numrin e klientëve të ri.
 
Rezultati
 
Ky projekt i përmbushi të gjitha qëllimet, bile i tejkaloi në disa pjesë të tij. OstFinanz tani ka standarde për përpunimin e të gjitha kërkesave nga klientët e tij, nga këshillimi e deri te përpunimi i kërkesave të tyre në “back office” dhe dorëzimin e përgjigjes.
Top