Shoqata kishte 30.000 anëtarë, qindra mijëra dokumente të tyre, fotografi dhe letra tjera.
Ata kërkonin një bazë shënimesh, një ueb aplikacion që të digjitalizojnë komplet të dhënat e secilit anëtar. Një bazë shënimesh që do të jetë në shërbim të 38 zyrave në komuna të ndryshme për të punuar në të njëjtën kohë.
Ata kishin nevojë për të gjitha filtrimet e mundshme, statistika, eksportimin e mijëra rreshtave. Ata kishin nevojë për Hosting të pa limituar, për të mundësuar qasjen e mijëra lidhjeve (koneksioneve) në të njëjtën kohë.
Ata kërkonin që të mundësohej puna në ekip në zyrat e tyre, gjithashtu jashtë tyre.
Ne ishim këtu për të përmbushur të gjitha kërkesat e tyre dhe më shumë se aq.
Sfida/Qëllimet
- Ofrimi i zgjidhjes për të menaxhuar të gjithë informacionin dhe dokumentet nga të gjitha komunat.
- Rritjen e kapacitetit për të mundësuar punën e shumë përdoruesve nga pika të ndryshme gjeografike.
- Gjenerimin e raporteve me nevoja të veçanta.
Zgjidhja
Bazuar në kërkesat e klientit, ne kemi zhvilluar një aplikacion me bazë shënimesh me të gjitha elementet që i kishin në mënyrë klasike.
Gjithashtu kemi zhvilluar modulin e përdoruesve dhe lejimeve (privilegjeve) që i mundëson administratorit të shtoj dhe caktoj lejet për përdoruesit nga komuna të ndryshme, të shtojnë, ndryshojnë, ose fshijnë të dhëna.
Në fund kemi zhvilluar edhe modulin për gjenerimin e raporteve bazuar në kushtet e veçanta.
Rezultati
Pas implementimit të projektit ata janë në gjendje të punojnë me shumë përdorues në të njëjtën kohë, të shtojnë, ndryshojnë, apo fshijnë të dhëna. Gjithashtu ata mund të gjenerojnë raporte që iu nevojiten vetëm për disa sekonda.