Mobile 1: +383 (0) 44 31 82 82
Swiss Home Design
Swiss Home Design
Swiss Home Design kishte një marketing të dështuar në internet, një ueb sajt me shumë gabime, probleme me komunikim me e-posta. Nuk ishte prezent në rrjetet shoqërore. Vizitorët shpenzonin vetëm 5
Swiss Home Design kishte një marketing të dështuar në internet, një ueb sajt me shumë gabime, probleme me komunikim me e-posta. Nuk ishte prezent në rrjetet shoqërore. Vizitorët shpenzonin vetëm 5 sekonda në ueb sajt edhe pse kompania shet vetëm produkte me emra të njohur (Brand Name).
Ishte Nëntor 2013, për kompaninë shitja e fund vitit, ishte strategjike dhe mbi 60% nga i gjithë qarkullimi. Kishim më pak se 1 muaj kohë nga data që klienti kishte nevojë për prezencën në interneti 100%. Ata kishin mbi 2000 produkte për tu ngarkuar, mijëra fotografi, mijëra çmime, mijëra detaje të produkteve dhe shumë kategori të produkteve.
Askush nuk ishte i gatshëm për këtë sfidë, përveç nesh. Edhe pse kostoja ishte së paku 40% më e ulët.
Tani ata ofrojnë zgjedhje të llojllojshme dhe prezantojnë qartë gamën e produkteve.  Gjithashtu ata ofrojnë vlerën më të mirë për shkak të blerjes direkt nga fabrika.
 
Sfida/Qëllimet
 
- Rritja e prezencës së kompanisë në internet
- Ofrimi për klientët e tyre mundësinë të përzgjedhin dhe të porosisin produktet në internet
- Rritjen e numrit të klientëve
 
Zgjidhja
 
Së pari kemi zhvilluar një ueb sajt që paraqet të gjithë produktet në internet, dhe ofron menaxhim të lehtë të bazuar në Albasoft CMS.
Pastaj kemi zhvilluar modulin e veçantë për CMS që mundëson menaxhimin dhe përpunimin e të gjitha porosive në mënyrë të standardizuar.
Dhe në fund ne kemi ofruar SEO lokal për të rritur vizitorët e ueb sajtit që janë burim i mirë i klientëve.
 
Rezultati
 
Prezenca në internet sot mundëson çdo kompanie të jetë e famshme, prandaj ne kemi filluar nga kjo. Ueb sajti mundëson që klientët potencial të shfletojnë ngadalë nga shtëpia të gjithë produktet që ofrohen, bile më mirë 24/7 në internet.
Modulet shtesë të CMS-së iu mundësojnë agjentëve të përgjigjen shpejtë dhe të kryejnë më shumë punë duke e krahasuar me mënyrën tradicionale të punës.
Top